DYLON

Ja cilat janë katër ushqimet që lënë njolla në dhëmbë

Avatar photo Redaksia

Vera e kuqe- Vera njihet për njollat që lë në rroba dhe e njëjta gjë vlen edhe për dhëmbët, falë disa elementëve dominues që lënë gjurmë.

Kafeja- Kafeja nuk u bën dëm dhëmbëve por lë disa njolla vërtetë të dukshme. Për të reduktuar në maksimum këtë rrezik atëherë kafesë hidhini pak qumësht, pasi zbutet ngjyra e errët.

EkoHigjiena

Pijet me gaz- Acidet që përmbajnë këto pije çojnë në zverdhjen e dhëmbëve. Kjo ndodh edhe me pijet me ngjyre të çelët të cilat kanë gjithashtu efekte negative.

Karamelet dhe ëmbëlsirat- Nëse ëmbëlsira juaj e preferuar apo karamelet e preferuara i ndryshojnë ngjyrën gjuhës, e njëjta gjë ndodh edhe me dhëmbët falë ngjyruesve që përmbajnë. E rëndësishme është që të mos teprohet në mënyrë që të evitohen në maksimum njollat e padëshiruara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.