DYLON

Ja cilat janë frutat më të dobishme për stinën e verës

Avatar photo Redaksia

Një ushqim me bazë frutash nuk është i shëndetshëm vetëm për organizmin, por edhe për bukurinë e trupit. Të gjitha frutat janë të pasura me vitamina, por disa prej tyre sjellin me shume dobi se të tjerat dhe vera është stina më e përsosur për shfrytëzuar në maksimum vlerat e tyre.

Luleshtrydhet

EkoHigjiena

Një luleshtrydhe përmban më shumë vitaminë C se sa një portokall i tërë. Ky frut i shijshëm i kuq, është shumë i rëndësishëm për të mbajtur të shëndetshme qelizat dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, proteinës më të rëndësishme për mirëqenien e lëkurës, por edhe për kockat dhe enët e gjakut. Ndër të tjera, luleshtrydhet ndihmojnë edhe për të mbajtur dhëmbët të bardhë.

Pjepri

Pjepri përmban pak kalori dhe një nivel të lartë të fibrave, vitaminave C, potasiumit, beta-karrotenë, antioksidantë që luftojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Në reaksion me elementë të tjerë çlirojnë vitaminën A, tepër të rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.

Boronicat

Prej kohësh dëgjojmë për këto fruta, të cilat janë tepër të shëndetshme për sportistë dhe për ata që ndjekin një dietë për tu dobësuar. Janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, substanca që mbajnë larg sëmundjet. Ndër të tjera, janë ushqime anti-kancerit dhe mbajnë zemrën të shëndetshme.

Pjeshkat

Një tjetër frut i stinës, me një shije të ëmbël dhe tepër i shëndetshëm. Sipas dietologes Julie Upton, pjeshkat janë një ‘central i vërtetë tretës’. Një pjeshkë përmban rreth 60 kalori dhe 20 substanca të tjera tretëse, mes së cilave vitamina, zink dhe potas.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.