DYLON

Ja cila pjesë e autostradës do të mbyllet për qarkullim të dielën

Ja cila pjesë e autostradës do të mbyllet për qarkullim të dielën
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka bërë me dije se më 14 qershor 2020 (e diel), do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit.

Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 “Arbën Xhaferi”.

Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.

EkoHigjiena

Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00.

Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.