DYLON

Ja cila është perimja më e shëndetshme në botë

Avatar photo Redaksia

Bëhet fjalë për perimen e cila quhet lakërishtë, e cila përmban më shumë hekur sesa spinaqi dhe më shumë vitaminë C se limoni dhe portokalli. Përdoret që nga lashtësia. Lakërishta zvogëlon dhe pengon stresin oksidues dhe e rritë efektin antioksidues.

Ajo ndikon në këmbimin e materies gjatë metabolizmit, duke larguar çrregullimet e ndryshme që shfaqen gjatë këtij procesi. Lakërishta e pastron gjakun, freskon dhe largon helmet nga organizmi. Preferohet marrja e lëngut të freskët në raport 1 : 5, një pjesë lëng dhe pesë hise ujë, meqë lëngu i papërzier i lakërishtës mund ta ngacmojë lukthin dhe fytin.

EkoHigjiena

Ky lëng mund të përdoret edhe nga jashtë, te papastërtitë e lëkurës, kundër rënies së flokëve, etj. Ka të dhëna se ky lëng pengon edhe rritjen e tumorit. Gjethet e pastruara të kësaj perimeje mund t’i përdorim si sallatë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.