“Gjithçka e ke të shkruar në fytyrë“ është shumë më tepër se një fjalë e urtë. Ne jo vetëm që marrim sinjale pa folur rreth të vërtetës së dikujt nëpërmjet shprehjeve të pavullnetshme të fytyrës, por pamja e jashtme e saj zbulon shumë mbi atë çfarë ndodh brenda në të dyja aspektet: fizike dhe emocionale. Në fakt, praktikues të mjekësisë tradicionale kineze kanë përdorur shumë herët analizimin e fytyrës si një mënyrë diagnostikuese për shekuj me rradhë, duke interpretuar pjesë të veçanta të fytyrës dhe lidhjet e tyre me organet e brendshme dhe gjendjen emocionale. Kështu p.sh. kur ju shfaqet periodikisht një puçërr, ose një rrudhë, lëkura juaj po përpiqet t’ju tregojë se një problem serioz shëndetësor kërkon vëmendjen tuaj seriozisht. Diagnostikimi nëpërmjet fytyrës nuk është një shkencë ekzakte, por mund t’ju orientojë me shumë përpikmëri për një jetë më të shëndetshme. Ja disa shenja që mund t’i kuëptoni dhe interpretoni:
Faqet
Faqet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejt me sistemin respirator, kështu që një njollë e lehtë mund të jetë si rezultat i problemit që ka trupi juaj për kërkesën e oksigjenit dhe ajo që duhet të bëni është të merrni frymë thellë. Hannah Yang, studiues i ESPA LIFE thotë “Gjithçka që ju ndihmon të përdorni sa më shumë mushkëritë është shumë e dobishme. Përpiquni të merrni frymë thellë, meditoni ose merruni me aktivitete fizike.” Pirësit e duhanit apo ambjentet e rënda do të thyejnë kapilarët, çngjyrosin ose zbehin këto sipërfaqe në fytyrë dhe më tepër kjo dukuri shfaqet tek ata që vuajnë nga astma, i ftohti ose gripi. Por kjo sipërfaqe mund edhe të skuqet, kështu që duhet të keni kujdes nëse vini re skuqje të shpeshta tek faqet. Ka mundësi që edhe stimulantë si kafeja dhe alkooli mund ta shkaktojnë këtë.
Goja
Goja lidhet më tepër me stomakun. Ndërsa buzët lidhen me stomakun dhe organizmin tretës, sipërfaqja rreth tyre lidhet me zorrët. Ndonjë sipërfaqe e zbehtë rreth buzëve tuaja është shenjë e funksionimit të dobët të zorrëve, fryrjes apo tretjes së keqe. Nëse këto shenja përsëriten duhet të vizitoheni tek mjeku duke i shpjeguar problemet që keni patur edhe me alergjitë gjatë viteve.
Buzët e kuqe, me gjak nënkuptojnë një stomak me aciditet të lartë, ndërsa të thata dhe të plasaritura janë shenja të dukshme të dehidratimit. Plasaritjet dhe çarjet tregojnë edhe një mërzitje. Mundohuni të merrni vitaminë B dhe hekur në këto raste.
Mjekra
Veshkat dhe fshikëza e urinës tregohen në mjekër. Ndonjë çbalancim hormonal në përgjithësi shfaqet po në mjekër, sidomos për djemtë në periudhën e adoleshencës. Nëse jeni të rritur dhe vëreni forcim të pjesës rreth mjekrës, duhet kuptuar që veshkat po punojnë mbi kapacitetin e tyre dhe mund të jeni nën një situatë stresi. Kjo mund të sjellë lodhje të veshkave. Stresi i tepërt shkakton adrenalinë, e cila gjendet mbi veshka dhe prodhon kortizol, hormoni që rrit aktivitetin e njeriut.
Balli
Balli shoqërohet me shumë organe, përfshi zemrën. Nëse jeni lodhur tepër në një festë, gjithçka do të shkruhet në ballin tuaj. Zbehja tregon detoksifikim, ndërkohë që skuqja mund të shfaqë probleme të tretjes që kanë nevojë të trajtohen. Për momentin nuk duhet të hani ushqime me përmbajtje të lartë yndyre, sallam, ose bulmet.
Mes vetullave
Këtu shtrihet mëlçia. Mos u çudisni, por shumë pak alkool, ose konsumi i pijeve që përmbajnë toksinë tregohet menjëherë tek pjesa mes vetullave. Meqenësw mëlçia është e lidhur drejtpërdrejt me zemërimin sipas mjekësisë kineze, një vetull e ngritur tregon se ju mund të keni disa probleme me zemërimin tuaj. Sipas disa studiuesve vetulla e djathtë e ngritur është tipar i atyre që e shfaqin zemërimin drejpërdrejt, ndërsa e majta për ata që e mbajnë atë përbrënda.