DYLON

Ja çfarë thotë Luta për nominimin e Arbër Ismajlit, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës!

Ja çfarë thotë Luta për nominimin e Arbër Ismajlit, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Lutfi Haziri – Luta, ka thënë se pas një procesi të kujdesshëm të konsultimeve me Kryesinë e Degës së LDK-së në Gjilan, kanë marrë vendimin që, Arbër Ismajli, të jetë kandidati  i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ky është një vendim që vjen si rezultat i një besimi të ndërsjellë dhe vlerësimi të thellë për punën, përkushtimin dhe vizionin që Arbëri ka dëshmuar gjatë viteve, veçanërisht si nënkryetar i Komunës, por edhe si një aktivist i palodhur i LDK-së për tri dekada”, ka thënë Haziri, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se Arbër Ismajli është pjesë e gjeneratës së dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjeneratë e artë e kësaj familje politike.

“E njoh Arbërin prej dekadash, është njeri i përgatitur, i qetë në vendimmarrje dhe i guximshëm në veprim. Është miku im dhe bashkëpunëtori i ditëve të mira e të rënda. Ka treguar se di të dëgjojë qytetarët dhe t’i shërbejë interesit publik me përulësi e profesionalizëm. Nominimi i tij është vendim i përbashkët i imi dhe i Kryesisë së Degës sonë në Gjilan, si shprehje e bindjes sonë se ai do të dijë ta udhëheqë Gjilanin me dinjitet, me përkushtim dhe me dashuri për qytetin”, ka thënë tutje Haziri.

Ai e ka uruar përzemërsisht Ismajlin duke i dëshiruar sukses në këtë rrugëtim.

“Gjilani ka nevojë për energjinë, përvojën dhe vizionin që ai e përfaqëson”, ka thënë në fund Lutfi Haziri, kreu i LDK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.