DYLON

Ja çfarë tha trajneri i Dritës në konferencën e sotme me gazetarë

Ja çfarë tha trajneri i Dritës në konferencën e sotme me gazetarë
Avatar photo Redaksia

“Nesër është derbi i qytetit, derbi më i zjarrtë në Kosovë, por për ne përveç derbit ne kemi objektivin kryesor dhe ai është titulli kampion dhe për të arritur deri aty duhet të mposhtim çdo skuadër. Kam parë një atmosferë të jashtëzakonshme në grup, më pozitive gjatë periudhës së pauzës të kombëtareve dhe shpresoj që kjo atmosferë të ndikojë edhe nesër që përballë rivalëve tanë të zhvillojmë një lojë agresive dhe mjaft të mirë”, ka thënë Zekirija Ramadani, trajneri i Dritës, një ditë para se skuadra e tij të ballafaqohet me Gjilanin, në derbin lokal,

Ramadani shtoi se për shkak të derbit dhe rivalitetit ndeshja duhet të jetë më ‘agresive’.

EkoHigjiena

“Ne duhet të dijmë çfarë objektivi kemi dhe për ta arritur atë duhet të luajmë më shumë se ata, të vrapojmë më shumë sepse në këto ndeshje mund të mos ketë bukuri në aksione, por mund të ketë bukuri në agresivitet në mesfushë dhe mund të jetë një rast të vendosë derbin. Jam i bindur për këtë për shkak të atmosferës që e kam parë në stërvitje”, theksoi Ramadani.

Ai tha edhe se Drita ka formulën e saj, ajo nuk i përshtatet kundërshtarit.

“Formulën Drita e ka që nga dita e parë dhe ne nuk përshtatemi ndaj asnjë kundërshtari. Ne i kemi lojën tonë, idetë tona që i punojmë çdo stërvitje dhe ne nuk ndryshojmë përballë asnjë kundërshtari. Ne e kemi lojën tonë, strategjinë tonë dhe normal japim maksimumin për çdo takim. Dijmë çfarë kërkojmë dhe mundohemi ta arrijmë”, potencoi Ramadani.

Ndeshja e xhiros së 26-të FC Drita-SC Gjilani zhvillohet nesër e enjte, ora 14:00 në Stadiumin Sintetik (te rrethi).  /2LONLINE/