DYLON

Ja çfarë propozimi interesant ka Burim Berisha i LDK-së për sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit!

Ja çfarë propozimi interesant ka Burim Berisha i LDK-së për sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit!
Avatar photo Redaksia

Ndër kritikat e adresuara në adresë të pushtetit, nga Burim Berisha, ish-këshilltar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, është edhe ajo për mosfunksionimin e Kuvendit të tanishëm, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Berisha i LDK-së  thotë se Kuvendi Komunal i Gjilanit nga muaji mars 2022 nuk funksionon dhe kjo tregon se nuk ka pasur vendime, veprime dhe të mira tjera për qytetarët e Gjilanit gjatë vitit 2022.

EkoHigjiena

Duke e thumbuar pushtetin që udhëhiqet nga Vetëvendosje dhe partnerët e saj, Berisha përdor ironinë me një propozim të tij, në lidhje me sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, për mungesë të seancave në të, tash e sa kohë, transmeton 2LONLINE.com.

Duke iu referuar pranisë së kryeministrit Albin Kurti, në Teatrin e Qytetit, ku kreu i komunës, Alban Hyseni ka raportuar para të pranishmëve për punën e qeverisjes njëvjeçare,  Burim Berisha ka thënë se vendimin më të mirë të cilin munda ta marrin Kurti e Hyseni është që sallën e Kuvendit Komunal t’ia dhurojnë ndonjë OJQ-je, Ansamblit të Valleve apo ta shndërrojnë në Galeri të Arteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.