Ja çfarë ndodh nëse pini kanabis çdo ditë
Një hulumtim i ri i publikuar në gazetën ‘JAMA Internal Medicine’ konfirmon atë çfarë është spekuluar për një kohë të gjatë: Nëse konsumoni shumë kanabis, mund të dëmtoni kujtesën afat-shkurtër.
Profesori Reto Auer nga Universiteti i Luasanne, udhëhoqi një ekip të hulumtuesve të cilët ekzaminuan të dhëna të zakoneve të kanabisit të rreth 3,400 amerikanëve përgjatë 25 vjetëve.
Në fund të periudhës së studimit, të studiuarit iu nënshtruan disa testeve të cilat ua testonin aftësitë njohëse si kujtesën, fokusin, aftësinë për të marrë vendime të shpejta, etj.
Studimi gjeti se njerëzit të cilët kishin pirë kanabis çdo ditë – për më shumë se pesë vjet – kishin aftësi më të dobët njohëse dhe kujtesë më të dobët afat-shkurtër, sesa njerëzit që kishin pirë më pak ose fare.
Lidhja mes dëmtimit të kujtesës dhe konsumimit të kanabisit ka kohë që është spekuluar, por kurrë nuk është studiuar hollësisht kjo. Deri tani, pas këtij studimi, ku u konfirmua se konsumimi i përditshëm ose i shpeshtë i kanabisit dëmton kujtesën dhe aftësitë e tjera njohëse.
