DYLON

Ja aktivitetet e “Flakës së Janarit” për ditën e shtunë

Ja aktivitetet e “Flakës së Janarit” për ditën e shtunë
Avatar photo Redaksia

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport.

Të shtunën me 17 janar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me zyrtarë institucionalë, politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës dhe qytetarë, bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar jetën dhe veprën e tre heronjëve: Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në 44 vjetorin e vrasjes.

EkoHigjiena

Më pastaj në orën 11:00 mbahet tryezë kushtuar heronjve të Flakës së Janarit. Jepet dokumentar për Mullë Idriz Gjilanin, organizuar nga historianët e Gjilanit në Vali Ranch Resort.

Në orën 17:00 mbahet “Akademia e Flakës” kushtuar Masakrës së Reçakut në Teatrin e Qytetit në Gjilan, ku pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, pritet të marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker dhe zyrtarë të tjerë.

Derisa në orën 19:00 në Galerinë e Arteve në Gjilan, mbahet “Peneli i Flakës”, ekspozitë mbarëkombëtare e Artit Pamor, organizuar nga Shoqata e Arteve Pamore – Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.