DYLON

Ja 10 ëndrrat e merkatos së janarit

Avatar photo Redaksia

Merkatoja e janarit tashmë ka hapur dyert. Duke parë gjendjen e skuadrave dhe të disa lojtarëve më shumë mundësi deri më datën 31 janar mund të kemi edhe disa lëvizje të zgjuara. Po cilat janë disa nga emrat?

Emri i parë është i Eric Lamela që ndiqet me shumë interes nga shumë klube. Ish-lojtari i Romës ende nuk është rikthyer në formën e tij më të mirë që nga transferimi në Angli. Rikthimi te goli i Adebayor mund të jetë një arsye më shumë për tu larguar.

EkoHigjiena

Juan Mata është një ndër emrat që po bënë më shumë bujë në këtë merkato. Gjesti në sfidën e fundit nga Mourinho mund të mos ti ketë pëlqyer shumë. Napoli dhe Inter janë nën gjurmën e tij, me të parët në avantazh më të gatshëm për të shpenzuar.

Casillas është një ndër emrat më të përfolur duke parë që për shumicën e sezonit gjendet në stol . Ancelotti e ka konfirmuar edhe njëherë dje se ai do të luaj vetëm në Kupën e mbretit dhe në Champions. Gjithesesi duket një ëndërr e vështirë për Milanin e Berlusconit apo edhe Cityn që portieri i kombëtares spanjolle të largohet.

Luis Nani është në kërkim të identitetit pasi duket se në këtë sezon e ka humbur me teknikun David Moyes. Portugezi po kalon një sezon për tu harruar. Skuadra që kërkon me më shumë ngulm shërbimet e tij është Juventus dhe Conte që e shohin si lojtarin ideal për formacionin 4-3-3 por problem mbetet cmimi I tij për t transferuar.

Juio Cezar është një tjetër futbollist në merkato. Aventura e tij të QPR ka mbaruar sipasojë e mos përballimit të shpenzimeve dhe tani portiere Brazilian po kërkon një skuadër , ku Fiorentina duket më favorite. Kjo do të ishte një mundësi e mirë edhe për ët shpresuar për një ftes për në Brazil 2014.

Javier Pastore është një ndër futbollistët që ka një ulje drastike të formës në muajt e fundit. Skuadra më e interesuar për shërbimet e tij ëshë Roma e Valter Sabatinit.

Sulmuesi i Nantes, Djordjevic është zbulimi në këtë sezon në Ligën e parë. 26 vjecari ka ndihmuar skuadrën e tij duke shënuar 6 gola. Lacio është skuadra më e interesuan por vështirë se mund të siguroj shërbimet e tij që në muajin janar.

Menez është një ndër futbllistët më të mirë në treg me kosto zero.. Klasi I tij është I padiskutueshëm, ndërsa nga Italia për të Juve dhe Roma janë në polë positions. Bardhezinjtë sipas mediave italiane duket se kanë arritur një marrëveshje me të.

Vidic dhe Mascherano janë dy lojtarët e tjetër që mund të transferohen në një tjetër klub gjatë merkatos së janarit. Kuadra më e interesuar për Vidic është Fiorentina ndërsa sa i përket Mascheranos, Rafa Benitez e kërkon sërish për tu ribashkuar me të, por këtë herë te Napoli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.