Botime të reja …
/2L ONLINE/ – Para pak ditësh, historiani, publicisiti dhe veprimtari poliitik, Izmi Zeka, përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, botoi librin e tij më të ri, “Vlerësime dhe opinione”, libër ky i zhanrit publicistikë dhe i katërti i këtij autori.
Po sjellim me këtë rast, një vlerësim të shkurtër të redaktorit të këtij libri, z. Nexhat Rexhës…
Libri “ Vlerësime dhe opinione”, në tërësinë e shtjellimit ka artikulime në tri kohë. Ato bartin ndërgjegjen e të kaluarës që shpërndajnë mesazhin më të arsyeshëm, sepse sakrifica,largpamësia e ideologëve në parashtrimin e ideve të tyre në të gjitha fazat e jetës i ka dhënë mesazhin më të mirë për historinë e njerëzimin.
Pastaj në pjesën “Për mesazhet dhe integrimet”,shtjellohen tema të komplikuara, të cilat të rikujtojnë vlimet e gjata e të dhembshme nëpër kohë. Këtu autori sugjeron dhe qorton faktorin politik të sotëm në rrugëtimin e shtetit të ri të Kosovës.
Në dy kapitujt e fundit, mesazhet janë të qarta e të prekshme. Izmi Zeka me përgjegjësi ka prekur realitetin e ditëve tona. Këto parashtime kanë peshën e vet sepse fjala thuhet në kohën e duhur.
Konsideroj , se trajtimet në libër kanë shtjellim të mjaftueshëm, ato aktualizojnë pjesë të historisë sonë. Vetë lëvizja e lirë nëpër shtete të Evropës për qytetarët e Kosovës, saktëson mungesën e demokracisë. Kjo barrë është trashëgimi e periudhës së totalitarizmit e që pasojat e kësaj kohe edhe më tej po i bartin qytetarët e Kosvës mbi supet e tyre. Autori me vëmendje ka paraqitur këto rrjedha, sa historike aq d dhe aktuale, duke i dhënë librit qartësi shkencore, si dhe ka arritur me sukses t`i afrojë lexuesit njohje të reja në problematikën e shtruar në libër. /2L ONLINE/