DYLON

Izmi Zeka emërohet shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Gjilan

Izmi Zeka emërohet shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka emëruar, Izmi Zekën, shef të shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Ky vendim pasqyron rëndësinë që PDK i kushton organizimit dhe mobilizimit në prag të fushatës zgjedhore, duke i besuar këtë detyrë një personaliteti me përvojë të gjatë në politikë dhe institucione shtetërore”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Izmi Zeka ka qenë për vite të tëra pjesë aktive e jetës politike dhe shoqërore në Kosovë, duke mbajtur funksione të ndryshme udhëheqëse dhe duke dëshmuar përkushtim ndaj proceseve demokratike dhe zhvillimit të vendit.

“Me emërimin e tij, PDK e Gjilanit synon të forcojë strukturat e brendshme dhe të garantojë një fushatë dinamike, gjithëpërfshirëse dhe fituese, duke mbështetur kandidatin për kryetar të komunës, Riad Rashiti”.

“Përvoja e gjatë e Izmi Zekës në politikë dhe institucione është një garanci shtesë për suksesin tonë në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai do të udhëheqë me profesionalizëm dhe përkushtim të madh punën e shtabit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.