DYLON

Izmi Zeka do t’i hyjë garës për organin vendimmarrës që dikur e kryesonte

Izmi Zeka do t’i hyjë garës për organin vendimmarrës që dikur e kryesonte
Avatar photo Redaksia

Ishte kryetar dege në PDK-në e Gjilanit, mbante pozitë zëvendësministri, por edhe pozita tjera në nivelin komunal e qendror,  Izmi Zeka, tani po i rikthehet garës për Kuvendin Komunal të Gjilanit, aty ku dikur ishte edhe kryesues dhe e drejtonte këtë organ më të lartë vendimmarrës të komunës.

Prezantimi i Zekës, si pjesë e listës së PDK-së së Gjilanit, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për asamble komunale është bërë nga kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku dhe u.d. kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.

EkoHigjiena

Ja çfarë thuhet me këtë rast:

Kandidimi i Izmi Zekës për asamble komunale po e dëshmon se PDK në Gjilan do të ketë listën më të fuqishme me personalitete dhe vlera të çmuara.

Veprat e familjes Zeka janë madhore për lirinë e vendit tonë, të cilën ne sot po e gëzojmë dhe ku po e ndërtojmë shtetin e Kosovës.

Gjatë angazhimit të tij politikë Izmiu ka qenë pjesë e disa fitoreve të zgjedhjeve të PDK-së në Gjilan, pastaj kryetar dege dhe bartës i udhëheqjes nëpër institucione të komunës dhe qeverisë së Kosovës. Me profesion ai është magjistër i historisë.

Pa asnjë dilemë, me Izmiun në Kuvendin Komunal PDK do të jetë forca vendimarrëse politike për interesin qytetarë.

Na priftë e mbara z.Zeka

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.