Kryetari i Listës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq ka thënë që Serbia asnjëherë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, por që pret të ketë një numër marrëveshjesh, që do t’i normalizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në një intervistë për RTK 2, Ivanoviq ka thënë se pret që numri i daljes së qytetarëve për zgjedhjet në Mitrovicën Veriore të jetë më i vogël, ndërsa që ka pohuar se nuk e di a do të garojë sërish për të parin e kësaj komune.