DYLON

Ivanoviq dënohet me nëntë vite burg

Avatar photo Redaksia

Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, është shpallur fajtor dhe është dënuar me nëntë vjet burg.

Dragana Nikoliq Solomon, zëdhënëse e Misionit EULEX, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Ivanoviq është shpallur fajtor vetëm për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

EkoHigjiena

Aktgjykimi është shpallur në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës nga një gjykatës i Misionit EULEX.

Përveç Ivanoviqit, të akuzuar për krime sipas të njëjtës aktakuzë kanë qenë edhe Dragolub Delibashiq, Illija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Alaksandar Llazoviq. Që të katërtit me vendimin e sotëm, në mungesë të fakteve, janë shpallur të pafajshëm.

Aktgjykimi është shpallur nën masa të shtuara të sigurisë.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.