/2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani ka marrë pjesë në mbledhjen e prindërve në shkollën e mesme të ultë “ Bafti Haxhiu” paralelja e ndarë në fshatin Ramnishtë të Vitisë. Gjatë këtij takimi me mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe prindërit,
Drejtori Sinani ju bëri thirrje pjesëmarrëseve në këtë mbledhje që të bashkëpunojnë prindërit dhe mësimdhënësit me nxënësit me qëllim që ata të mësojnë sa më shumë dhe të kenë suksese sa më të mira pasi që e ardhmja e këtij vendi varet nga gjeneratat e reja.
Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është folur edhe për këtë bashkëpunim ku kryesisht prindërit e cilësuan bashkëpunimin prind-fëmijë si shumë të mirë, mandej ata u ndanë të kënaqur edhe me mirëmbajtjen e kësaj shkolle.
Po ashtu është diskutuar edhe për furnizimin e teksteve shkollore por edhe të kërkesave të prindërve për këtë shkollë. Prindërit kërkuan që Komuna e Vitisë të shkon mundësitë që në të ardhmen të vendosën rrethojat në oborrin e kësaj shkolle si dhe të rregullohet një fushë sportive për këta nxënës. /2L ONLINE/