Italia planifikon t’i paguaj me mijëra dollarë ata që kthehen të jetojnë në fshat

Italia planifikon t’i paguaj me mijëra dollarë ata që kthehen të jetojnë në fshat

Kur fshatrat italiane filluan të shisnin shtëpitë për 1 euro dukej shumë ofertë e mirë për të qenë e vërtetë. Dhe tani oferta e fundit e Italisë është një ‘çmenduri’.

Rajoni i Molise, një zonë e bukur por e braktisur nga njerëzit, ka njoftuar se do paguajë njerëzit 27.000 dollarë për tu vendosur në një nga 106 fshatrat ku popullsia është shumë e ulët.

Kushdo që pranon ofertën do paguhet 700 euro në muaj për 3 vite për të jetuar në zonën e njohur për kullotat e gjelbëruara, ullishtat dhe malet me dëborë.

Por, gjithashtu duhet të ngrenë një biznes të vogël për të kontribuar në ekonominë lokale,

“Dua që rajoni im të rilindë dhe të shmangim kthimin në fshatra fantazmë. Ne kemi nevojë të mbrojmë rrënjët tona.”- tha ideuesi i ofertës Antonio Tedeschi.

Të rinjtë dhe çiftet me fëmijë veçanërisht inkurajohen të aplikojnë në skemën që do nisë zyrtarisht më 16 shtator.

KOMENTE