DYLON

Isufi: Vonesa e publikimit të listave, e pakuptimtë

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka shprehur shqetësimin e subjektit të tij politik lidhur me neglizhencën e procesit të shqyrtimit të ankesave për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe komisioni për verifikimin e këtyre kategorive që sa më shpejt ta përmbyllin këtë proces dhe ta bëjnë publikimin e listave përfundimtare të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Isufi ka deklaruar se vonesat në këtë proces janë të patolerueshme dhe të pakuptimta. Ai ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës këtë proces e ka neglizhuar për qëllime politike.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka vlerësuar se nuk duhet lejuar që veteranët e UÇK-së të sakrifikojnë edhe më tutje për të drejtat e tyre.

EkoHigjiena

http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=65252&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.