DYLON
Dëshmorët e Kombit u bënë dritë për atdheun!

Isufi: Vendi ynë është i lirë sepse në themelet e kësaj lirie pushojnë Dëshmorët e Kombit

Isufi: Vendi ynë është i lirë sepse në themelet e kësaj lirie pushojnë Dëshmorët e Kombit
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi, ish komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut (ZOK), ka thënë se po bëhen 27 vjet nga Beteja e Zhegocit, ngjarje kjo e cila u radhit në mesin e betejave që i dhanë vulën historike lirisë së Kosovës.

Isufi ka thënë se vendi ynë sot është i lirë sepse në themelet e kësaj lirie pushojnë luftëtarët e përjetshëm, Dëshmorët e Kombit, ata që u bënë dritë për atdheun.

EkoHigjiena

“Në kujtim të kësaj beteje sot vendosëm buqeta lulesh në vendet e shenjta të lirisë, në Kodrën e Dëshmorëve, në Lapidarin te Hanet e Zhegocit, në Shkollën e Kishnapolës e të Gadishit dhe morëm pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar kësaj beteje.  Lavdi dëshmorëve të rënë në Betejën e Zhegocit. Respekt e mirënjohje përjetë, luftëtarëve të lirisë., ka thënë Ahmet Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.