DYLON

Isufi: Teatri nuk duhet të lihet në mëshirën e askujt

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në vazhdën e debatit që Kuvendi Komunal i Gjilanit është duke bërë përgjatë seancës së sotme, për çështjen e Teatrit të Qytetit, Nevzad Isufi i Vetëvendosjes ka thënë se nuk duhet lejuar të vazhdojë kjo gjendje në teatër.

“Aty ka vullnet për punë dhe se teatri nuk është vetëm i aktorëve por edhe i qytetit, qytetarëve, artdashësve… andaj duhet gjetur zgjidhje”, ka thënë Isufi. Ai tha tutje se përveç që kanë telashe me marrje ne rrogave me rregull edhe niveli i atyre pagave është i ultë.

EkoHigjiena

Nuk duhet të lihet teatri në mëshirën e askujt por duke u bazuar në ligj të gjendet zgjidhja që të funksionojë teatri, ka kërkuar ai. Teatri është neglizhuar deri më tani, ka thënë tutje Isufi i Vetëvendosjes.

Teatri nuk duhet të lejojmë të funksionojë në periudha të caktuara por duhet të funksionojë përherë. Duhet të mendohet financimi i përhershëm e jo të lihen në mëshirën e fatit dhe të gjetjes së zgjidhjeve të herëpashershme. por duhet zgjidhje e përhershme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.