/2L ONLINE/ – Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka ftuar gjilanasit t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar e paraparë për 17 shkurt, për t’i kundërshtuar edhe njëherë marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”, me Malin e Zi, dhe për t’i thënë, siç tha ai, qeverisë së Kosovës të shkojë sepse është qeveri antikombëtare.
Isufi ka thënë se Opozita e Bashkuar në vazhdimësi i ka kundërshtuar dy marrëveshjet e dëmshme, “Zajednicën” dhe “Ddemarkacionin” me Malin e Zi, tema nacionale të rëndësishme për vendin, dhe marrëveshje që e paralizojnë jetën në Kosovë dhe e dëmtojnë territorin e Kosovës.
“Fuqishëm AAK-ja e ka ngritur zërin kundër këtyre marrëveshjeve duke pas parasysh interesin e shtetit të Kosovës. Andaj me 17 shkurt të gjithë bashkë në shesh të Prishtinë për të ngritur zërin jo vetëm kundër këtyre marrëveshje që nuk kalojnë, por edhe ndaj kësaj qeverie, që është antikombëtare që duhet të shkojë”, ka thënë Isufi, transmeton Portlai 2LONLINE.
Përndryshe, isufi ka vlerësua ditën e shtunë një ditë të veçantë për AAK-në, për shkak edhe se një pjesë e qytetarëve të Gjilanit po i bashkohen radhëve të këtij subjekti politik dhe me këtë po tregohet se AAK në Gjilan po fuqizohet edhe më shumë . /2L ONLINE/