DYLON

Isufi: Shembulli i heroizmit të Bardhit, do të shërbejë si udhërrëfim për brezat e rinj

Isufi: Shembulli i heroizmit të Bardhit, do të shërbejë si udhërrëfim për brezat e rinj
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi, ish komandant i UÇK-së, i Zonës Operative të Karadakut (ZOK), ka thënë se sot bashkë me familje dhe bashkëluftëtarë, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe kujtuan angazhimin luftarak, të njërit prej luftëtarëve më të devotshëm Fadil Jakupi – Bardhi”.

“I edukuar dhe i frymëzuar në një familje dhe shoqëri patriotike Bardhi po zbatonte në praktikë idealin e brezave që kishin sakrifikuar për lirinë”, ka thënë Isufi.

EkoHigjiena

Ai shtoi se shembulli i heroizmit të Bardhit, do të shërbejë si udhërrëfim për brezat dhe do të mbetet simbol i shenjtë i luftës titanike të UÇK-së.

“Lavdi e përjetshme, Dëshmorit të Kombit, Fadil Jakupi-Bardhi. Nder dhe respekt, për të gjithë bashkëluftëtarët që ishin në një rresht me të”, ka thënë Ahmet Isufi, ish komandant i UÇK-së i ZOK-ut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.