DYLON

Isufi: S’duhet të pyetet bashkësia ndërkombëtare për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit

Avatar photo Redaksia

Në takimin e 9 shkurtit që do të zhvillohet në Bruksel, do të kërkohet heqja e barrikadës mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, ka të bërë të ditur ministrja Edita Tahiri.

Ndërsa, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thekson se, në Kosovë duhet të veprojnë institucionet e shtetit, e jo ti bëhet lutje bashkësisë ndërkombëtare, pasi serbët kur e kanë vendosur barrikadën nuk e kanë pyetur askënd.

EkoHigjiena

“Në territorin e Kosovës duhet të veprojnë institucionet e shtetit në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe jo me lutje e kërkesa bashkësisë ndërkombëtare. Kur e kanë vendosur serbet barrikadën në mënyrë joligjore nuk kanë pyetur askënd dhe misioni evropian i instaluar në Kosovë (EULEX) ka bërë sehir dhe barrikada ende ekziston. Ne deri tani kemi dëgjuar shumë margaritarë nga zonja Tahiri, por Kosova është në gjendje krize duke menduar se të tjerët do ti heqin barrikadat dhe do ti kryejnë punët tona. Kjo sjellje është krejtësisht e papërgjegjshme”, thotë Isufi për gazetën “Bota sot”.