Isufi: Rreth raportit të Kryetarit të Komunës

(2L ONLINE) – Nevzad Isufi –shefi i grupit të anëtarëve nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvnedin komunal të Gjilanit , ka folur me tone kritike për raportin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri për qeverisjen e tij përgjatë vitit 2014. Më posht po japim fjalën në tërësi të Isufit thënë në seancën e fundit të KK-së për këtë vit.

“Do të doja që të kisha rastin të flisja për të mirat dhe gjithë atë që është pozitive në këtë raport të vonuar të Kryetarit të komunës ,siç u tha edhe nga parafolësit është tejet i vonuar, por edhe si i vonuar ka një fillim tejet të çditshëm, të ngarkuara me pasaktësi e përgjithësime.

Fillohet me borxhete shlyera prej 2 milionesh (dhe vërejtja ime qëndron edhe më tutje në anonimitetin e borgjlive të komunës, të cilëve ia paska shlyer borgji), pra nuk përmendet borgji i përgjithshëm i komunës, shuma e borgjit të mbetur fare dhe menjëherë kalohet te puna në kthimin e donatorëve të huaj (nënkupto këta donatorë paskan qenë njëherë në Kosovë por paskan shkuar e tash duhet t’I kthejmë). Pastaj kalohet investimet nga qeveria zvicerane në ujëra, partneriteti me Danidën e Danimarkës dhe qverinë suedeze, pa shpjegime për çfarë partneriteti bëhet fjalë, pastaj përmenden dy projektet e Komisionit evropian, për të kaluar te premtimet për të ardhmen, për ata që punojnë tokën, për te kaluar te banimi social përsëri në kuptimin e së adhmes, po citoj “do t’i japim përparësi banimit social” “do të punojmë në përmirësimin e infrastrukturës”, “ do të subvencionohen familjet që merren me bujqësi “ etj, Kryetar, kemi të bëjmë me raportin gjashtëmujor të punës suaj në krye të ekzektutivit dhe punës së kryer deri me tash dhe jo me planet për të ardhmen, prandaj këto frazat më shumë i ngjajnë kohës së fushatës parazgjedhore.

Mendoj që Kryetari parasegjithash është dashur të merret me një sintetizim të punës së tij dhe të gjitha drejtorive, me fokusim në atë që është palnifikuar dhe në atë që është arritur brendanjë viti e jo vetëm gjatë në gjashtëmujorin e parë. Pra, do të duhej të kishin një raport analitik, të shoqëruar me narracion, ku paraqiten vështirësitë, sukseset dhe rekomandimet.

Por meq kemi kryekput një raport të drejtorive të veqanta do të ndalem në disa çështje të raportimit të drejtorive të caktuara.

Te raporti i Drejtorisë së arsimit, meq kemi një paraqitje tabelare të numrit të përgjithshëm të nxënësve, kemi një përzierje të tyre, p. sh. Thuhet numri i nxënësve shqiptarë dhe turq dhe numri i nxënësve serbë dhe romë, po kështu ndodhë edh me nr.e institucioneve arsimore, serbe e rome. Më intereson ta dijë me që keni specifikuar përkatësinë kombëtare, atëherë pse nuk keni pecizuar edhe numrin e saktë të tyre sipas përkatësisë, apo në mungesë të çasjes në institcuionet e arsimit në gjuhën serbe që nuk i përgjigjen sistemit të Arsimit të Republikës së Kosovës,e duke mos ditur numri e saktë të tyre keni dashur t’i përgjithësoni numrin e nxënësve?

Po kështu do të doja të dija si qëndron çështja e raportit dhe shpenzimeve për bartjen e 1002 nxënësve në relacione të ndryshme e shumta, e sidomos nëpër fshatra, por që nuk kemi as shumën totale shpenzimeve as ndonjë shpjegim apo verejtje, pse mungon kjo e dhënë?

Te Drejtoria e zhvillimit ekonomik, duket se kemi një mbarshtrim të mirë të gjithë materialit, të planeve dhe projekteve të rëndësishme, për mendimin tim mbase nuk është dashur të futen projektet të cilat ende nuk janë as në fazën fillestare, si p.sh. ndërtimi i parkut të qytetit në Lagjen Dardania I, apo edhe kompleksi I shkollave të mesme, përmes partneritetit publiko- privat apo edhe ndonjë projekt tjetër.

Te raporti i punës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe mbrojtje të Mjedisit, mendoj se këtë raporte bëjnë paksa konfuz disa gjëra, për faktin se diku flitet për raport 6 mujor, diku raport njëvjeçar e diku nëntëmujor,si p.sh. te shuma e pagesave nga lejet e ndërtimit për periudhën janar- shtator 2014, tabela nën a, kemi “Raporti nëntë mujor i punës për periudhën Janar- shtator 2014”, ndërsa në tabelën e dytë, pra te raporti Financiar i të hyrave dhe shpenzimeve të D.U.M.M gjatë vitit 2014, pra një pasqyrë vjetore. Mendoj se këtu kemi të bëjmë ose me një pasaktësi në emërtimin e tabelave, ose kemi të bëjmë me dështim në realizimin e asaj që është planifikuar në masën më të madhe.

Mendoj që kësaj drejtoriei mungon plotësisht raporti për gjysmën e dytë të emërtimit të saj , pra ai i mbrojtjes së Mjedisit. Me asgjë nuk na tregohet çka është ndërmarrë në mbrojtje të mejdisit. Nga statistikat e këtij raporti del se për 110 lejet e ndërtimit për 6 mujor( mungojnë krahasimet me vitin paraprak) kanë realizuar 46129.00€, që i bie se një leje ndërtimore ka kushtuar 419.35 €

Theksi i vënë te disa lëndë për leje ndërtimi të lartë për banim kolektiv që qenkan në procedurë e që po ndikuakan në të hyra, nuk mendoj se duhet të jetë aq shumë me rëndësi, sa do të ishte dashur t’i ipet rëndësi respektimit të kushteve të ndërimit, hapsirave të lira, dhe përgjithësisht kritereve të standardizuara bashkëkohore të ndërtimit, nga se nga praktikat e deritashme ato fare pak janë respektuar ose janë shkelur në forma të ndryshme.

Një fakt kurajues është përgjigja në kërkesat për leje në afat sa më të shpejt të mundur, siç thuhet në raport, gjë që është për t’u përshëndetur.

Te ky raport, po përmenden edhe objektivat në të ardhmen, e pasi që raporti është 6 mujor e realisht ne kemi kaluar edhe gjatëmujorin tjetër, pavarësisht se për këtë nuk po raportohet, i bie që objektivat jo që nuk janë realizuar në periudhën e parë, nuk janë realizuar as në periudhën e dytë, pra mbesin objektiva për vitet e ardhshme, pra objektivat për vitin 2014 mbesin të parealizuara plotësisht.

Besoj se Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit është në dijen se këto shifra të këtij raporti lidhur me ndërtimet, nuk janë në proporcion apo më mirë të themi janë disproporcion me ndëtimet në teren, prandaj besoj se e kanë kuptuar mungesën e bashkëpunimit me Drejtorinë tashmë të shuar të inseksionit, e cila po të funksiononte si e sa duhet, përpos që do kishte sjellur të hyra më të mëdha në Drejtorinë e Urbanizmi e Mrojtjes së Mjedisit , do të kishim edhe respektim të ligjit të ndërtimit, respketim të planeve të reviduara urbanistike etj, nga e cila do të kishin përfitime si qyterët ashtu edhe institucionet.

Tashmë zhbërja e kësaj Drejtorie është është një fakt i kryer, pra fjala është për Drejtorinë e Isnpeksionit, ndonëse ende zyrtarisht nuk kemi dëgjuar të jetë shkarkuar drejtori i saj, icili në këtë Kuvend pati premtuar se do të zbatoj ligjin dhe do të ndal ndërtimet pa leje.

Për zhbërjen e kësaj drejtorie na tregon edhe ky raport, në të cilin nuk kemi as edhe një fjali të vetme për punën e tij gjatë këtij viti. Jo vetëm për inspeksionin e ndërtimit por as të sektorëve të tjerë të kësaj drejtorie , inspeksion të sanitarisë e ushqimit, të inspeksionit për zbatimin e ligjit kundër duhanit etj.

Te Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë kemi mjaftë të dhëna për punën e tyre, kemi shifra, të cilat duken të jenë objektive, përmenden edhe vështirësit etj., përmenden edhe uzurpimet krejtësisht në fund, përmenden nr. prej 47 uzurpimeve të pronës publike dhe sipërfaqja prej 3875 metrash katrorë, përmenden procedurat e udhehequra ligjore dhe thuhet se kanë gjithë dokumentacionin e kompletuar , por unë mendoj se nuk është bërë sa duhet në këtë fushë, sepse ka shumë më tepër uzurpime, që me të madhe kanë ndodhur, në veçanati në kohën e pasluftës dhe sipërfaqe shumë më të mëdha se sa këto të shënuara në këtë raport dhe mungojnë të dhënat për pronat e rikthyera nëse mund të shprehemi ashtu.

Mendoj se si Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë paraqitur në mënyrë të thukët raportin e tyre, kurse Drejtoria e Bujqësisë ka paraqitur edhe datat edhe projektet me të gjitha shifrat financiare, kohën e fillimit dhe realizimit të tyre, që me pak kujdes mund të nxirren edhe të gjitha çmimet, qoftë të subvencioneve , qoftë për dëmet e bëra nga vërshimet etj.

Në raportin që ka të bëjë me Drejtorinë për kulturë, rini dhe sport, Drejtori që “de Jure” nuk ekziston më, por “de facto” ka paraqitur një raport, aktivitet e së cilës janë prezantuar edhe në një nga seancat e afërta të këtij Kuvendi, raporton ndër të tjera edhe për punëtorë të komunave të tjera si Artana dhe Parteshi, të cilët janë edhe më tutje në listat e pagave të punëtorëve të kulturës të komunës tonë, shtrohet pyetja pse ndodhë kjo, pasi që janë listë pagash a do të thotë se edhe paguhen. Këtij raporti i mungon paraqitja e punës së teatrit apo teatri nuk do të bëjë pjesë në inticionet e segment e kulturës?!

Te raporti i Qendrës së mjekësisë familjare dhe Qendrës për punë sociale e sidomos në këtë të parin, kemi një raport tejet të përgjithësuar që më shumë i referohet kompetencave që ka, se saasaj që është bërë apo është dashur të bëhet, gjë që nuk mund të thuhet raportin për pjesën e raportit për punë sociale. Le të ilustorjmë me shembuj këtë raport: Vaksinimi; “është bërë vaksinimi sipas planifikimit të fëmijëve parashkollor dhe atyre shkollor; është filluar me vaksinim kurndër gripit sezonal, është bërëfurnizimi i rregullt me vaksina në bazë të planifikimit vjetor” etj. Sipas këtij raporti për këtë drejtori , ska numra, ska shifra, vlera numerike përgjithësisht, pra në dukje sikur gjithëçka është në rregull, po këtë më së miri e dinë qytetarët tanë po t’i pyesni, prandaj ata janë barametri i punës sonë, e ata na thonë krejt diçka tjetër, si për raportet e Qendrës se mjekësisë familjare ashtu edhe për punën e secilës drejtori.

Pra ajo që duket se i mungon shumë këtij raporti në tërësi është vetkritika. Ne e dime se shumica e drejtorive as që kanë pasur plane vjetore të punës, por edhe sikur t’i kishin pasur, shumë rrallë ndodhë ,qoftë edhe kur është plani më i mirë, që gjithçka e planifikuar të realizohet në tërësi, ndërsa në anën tjetër të gjithë e dimë se implikimet buxhetore diktojnë edhe punën e çdo drejtorie dhe gjithë stafit të saj e kështu edhe të komunës në përgjithësi.

Nga kjo që u tha më sipër del se nuk jemi edhe aq transparenca, ndonëse gjatë gjithë kohës është thënë se jemi transparent bazuar edhe në këtë raportvet fshehja problemeve, vështirësive, mosgadoshmëria për t’u ballafaquar me to tregohet një mungesë e madhenë respektimin e transparencës. Kështu Kryetari, s’ka raport për Zyrën për Komunitete dhe Kthim, s’ka raport për Zyrën për Integrime evropiane, s’ka raport për Zyrën për të drejtat e Njeriut, s’ ka raport as për stafin e Zyrës së tij, që për nga numri në listë pagash, është po aq sa edhe stafi i ish kryetarit Mustafa. Për të gjitha këto s’ka transparencë as në kuvend as në paraqitjen e të dhënave në vebfaqen e Komunës, edhe atje gjen vetëm emrat e përgjegjësve kryesorë por agjë më shumë. Nga Kryetari nuk kemi asnjë raport për konsultimet me publikun dhe propozimet e qytetarëve, nuk kemi pasur as në vebfaqe as në internet materialet përcjellës për konsultimet e buxhetit 2015, mungon transparenca në paraqitjen e qëllimeve të vizitave jashtë vendit dhe asaj çfarë kanë përfituar qytetarët e komunës së Gjilanit nga to. Tek vendimet e Kryetarit të komunës në faqen e internetit gjen vetëm një vendim që ka të bëjë emrimin e bordit uhëheqës të njësisë për kulturë të muajit shtator, as edhe një vendim tjetër të kryetarit të tashmëm të komunës. Të gjitha vendimet tjera janë të ishkryetarit të mëherhshëm të komunës.

Ndërsa për broshurat për informim të qytetarëve për fusha me interes për ta, as që bëhet fjalë, as për shpenzimet dhe planifikimit të buxhetit të komunës, as për broshurat për taksat, tarifat dhe gjobat, as broshurat për qasje në dokumentet zyrtare e broshura tjera të nevojshme për informim të qytetarëve asnjë gjurmë. Të gjitha këto punë është dashur t’i kryej zyra për informim e kryetarit por ja që nuk janë kryer asnjë.

Mendoj se nga të gjithë qyterët është pritur më shumë punë, duke u bazuar në përvojën e gjatë tuajën në politikë, madje edhe në përvojën e mëhershme si Kryetar komune, por ky raport pune nuk përmbush as për së afërmi këto pritje, prandaj kritikat e mirëfillta dhe në dobi dhe interes të të gjithë qytetarëve, besoj se duhet pranuar me zemërgjeri, pa tendencë, madje edhe kur vijnë nga opozita. Prandaj juve si Kryetar dhe gjithë menaxhmentit të komunës u mbetet shumë për të bërë në të ardhmen, ndërsa ne si Kuvend t’u përkrahim sa herë që keni nisma të qëlluara, siç janë ato të bëmirësisë dhe krijimit të donacioneve për të ndërtuar shtëpi për të pastrehët, por natyrisht këto duhet të vijnë pas obligimeve që kemi marrë para qytetarëve edhe Ju si kryetar e edhe ne si Kuvend.”/2L ONLINE/

KOMENTE