Isufi: Punëtorët tanë janë të angazhuar çdo ditë në pastrimin, mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambienteve publike
Bajram Isufi, u.d. Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Tregu”, Gjilan, ka thënë se me rritjen e temperaturave, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike në kuadër të kësaj Ndërmarrjeje kanë intensifikuar angazhimet dhe kanë shtuar kapacitetet në terren, me qëllim të mirëmbajtjes sa më cilësore të hapësirave publike.
“Punëtorët tanë janë të angazhuar çdo ditë në pastrimin, mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambienteve publike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Bajram Isufi, u.d. Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Tregu”, Gjilan, transmeton 2LONLINE.
Ai ka falënderuar ekipet përkatëse të ndërmarrjes për përkushtimin dhe punën e palodhur në shërbim të komunitetit. /2LONLINE/
