DYLON

Isufi: Prioritet e kemi mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura

Isufi: Prioritet e kemi mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Bajram Isufi me bashkëpunëtorët, ka takuar sot drejtorin koordinues të Agjencionit Pyjor Regjional, Bislim Rrustemin.

Në këtë takim është diskutuar rreth gjendjes momentale të pyjeve, ruajtjen nga keqbërësit e dëmtuesit, si dhe sfidat në të ardhmen për këtë sektor tepër të rëndësishëm për komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë se bashku me Agjencionin në agjendën e saj kanë si prioritet mbrojtjen e pyjeve dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura. Ne, si Drejtori e Bujqësisë dhe Pylltarisë konfirmuam mbështetjen nga Agjencioni Pyjor Regjional për parandalimin e dëmtimit të pyjeve nga prerësit ilegalë në komunën e Gjilanit dhe bashkëpunimin e thellë në të ardhmen edhe me institucionet e tjera si policia, prokuroria e gjykata”, ka thënë drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.