DYLON

Isufi: Një qeveri më gjithëpërfshirëse do të ishte qeveri stabile

Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi nga AAK thotë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës duhet të thirret sa më shpejt. Kjo, sipas tij, për mos vonimin e krijimit të institucioneve të reja. Isufi insiston se e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar i takon edhe Bllokut.

“Ne besojmë që edhe kryesuesja e Kuvendit dhe opinioni i gjerë e dinë se janë marrë vesh liderët politik, është një koalicion i lidhur paszgjedhor, i cili ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin e vetë. Zhbllokimi i situatës, është që të përfillet njëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të provojë Partia Demokratike e Kosovës, ta qes kandidatin e vet, nëse nuk kalon atëherë t’i lejohet mundësia bllokut që ta bëjë propozimin e vetë dhe ts zgjedh kryrtsrin e parlamentit të Kosovës”, tha Isufi për RTV21.

EkoHigjiena

Ahmet Isufi thotë se komunikimi me Vetëvendosjen po vazhdon dhe se beson në arritjen e marrëveshjes mes tyre.

“Ne jemi në kontakt, dhe në vazhdimësi në ditët në vijim do të jemi ata që do të bëjmë marrëveshjen. Një marrëveshje e cila do të mundësonte që të kemi parimisht një qeveri e cila është më gjithpërfshirëse do të mundësonte që edhe vendi vërtetë të shkoj me një qeveri stabile”, tha Isufi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.