Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka filluar dje me projektin për trajtimin e qenve endacakë.
Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, ka thënë se puna do të realizohet duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet sipas kontratës: kapja, transportimi, trajtim dhe kujdes, identifikim dhe regjistrim, kastrim/sterilizim, vaksinim
dhe dehelmetizim si dhe kthimi në vendin e kapjes.
“Po ashtu, projekti do të realizohet duke u dhënë përparësi zonave më të frekuentuara me njerëz si për shembull: qendra e qytetit, spitalet, shkollat çerdhet, parqet etj.”, ka shtuar Isufi.