DYLON

Isufi: Mustafa t’i ketë në kontroll ministrat

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi mendon se Lista Serbe nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë, nëse nuk i përgjigjet Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës.

Isufi ka thënë se kryeministri Isa Mustafa duhet t’i ketë nën kontroll ministrat e tij, në mënyrë që ata të punojnë konfrom ligjeve të Kosovës dhe jo të veprojnë me urdhra të Beogradit.

EkoHigjiena

“Ne konsiderojmë se të gjithë ata që marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës duhet t’i përgjigjen Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi. Ndërsa, të gjithë ata që janë kundër këtij orientimi dhe që i përgjigjen politikës së Beogradit, nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë. Kryeministri Mustafa duhet t’i thërrasë ministrat e tij dhe që të gjithë duhet t’i ketë në raport me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, dhe jo t’i përgjigjen një shteti tjetër, duke e kundërshtuar shtetin në të cilin kanë garuar në zgjedhje”, ka thënë Isufi për “Politiko.net”.

Lista Serbe ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të Kryeministrit Isa Mustafa për ta shkarkuar Aleksandër Jabllanoviqin nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Ajo do të vendosë nëse do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, vetëm pas takimit më 9 shkurt, në Bruksel, mes Kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiqit.
Sipas Ahmet Isufit, kjo tregon se politika e Qeverisë serbe po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Kjo dëshmon se politika e Beogradit po ndërhyn në territorin e Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur brenda Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet më tutje”, është shprehur Isufi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.