Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se ende nuk e kupton arsyen se pse partitë opozitare nuk e mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, të ngritur nga partia e Ramush Haradinajt.
Sipas tij, zgjatja e jetës së kësaj qeverie, vetëm sa e vazhdon agoninë në të cilin ndodhet Kosova, dhe e dëmton imazhin e shtetit.
“Këtij koalicioni qeveritar nuk duhet t’i zgjatet jeta deri në muajin shtator. Ata duhet të shkarkohen dhe të dënohen sa më herët, për mospunën e tyre. Opozita duke e vonuar rrëzimin e kësaj qeverie, po e ndihmon gjendjen e keqe të krijuar në vend. Në vend që të rrëzohet qeveria, opozita po e dëmton Kuvendin”, ka thënë ai për Telegrafin.