DYLON

Isufi: Koalicioni me LDD-në ishte vetëm për zgjedhjet lokale

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se kjo parti ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, pas të cilave ka për synim ta qeverisë Kosovën. Isufi ka thënë se koalicioni me LDD-në e Nexhat Dacit ka qenë vetëm për zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se AAK-ja është e hapur për të gjithë ata që kanë vullnet për t’iu bashkuar vizitonit të tyre, duke bërë të qartë se AAK-ja nuk do të ndërrojë mendje sa i përket postit të kryeministrit.

EkoHigjiena

Isufi është i bindur se kësaj here AAK-ja do të dalë forca e parë politike në mënyrë që ta udhëheqë qeverisjen në vend.

“Pretendojmë të jemi partia e parë politike në vend”, ka deklaruar Isufi për Epoka e Re, duke shtuar se AAK-ja do të jetë e hapur për koalicione paszgjedhore.

Nënkryetari i AAK-së ka vlerësuar se partitë politike e kanë filluar herët fushatën zgjedhore. Ai e ka kritikuar PDK-në që, sipas tij, nuk është duke përjashtuar asnjë mjet për të fituar mbështetjen e qytetarëve.

Isufi ka folur edhe për procesin e dialogut në Bruksel, ku partia e tij është pjesë e ekipit të Qeverisë së Kosovës në këtë proces. Ai ka thënë se mbështetja e procesit të dialogut mbase i ka kushtuar dhe do të mund t’i kushtojë AAK-së edhe me votë por, sipas tij, këtë veprim AAK-ja e ka bërë për interesa të shtetit të Kosovës.

“AAK-ja çdo veprim të saj e ka matur me interesat e Kosovës dhe do të vazhdojë ta masë me interesa të tilla, edhe nëse i kushton me votë”, ka thënë Isufi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.