DYLON

Isufi: Fermerëve u garantohet tregu dhe çmimi për produktet e tyre

Isufi: Fermerëve u garantohet tregu dhe çmimi për produktet e tyre
Avatar photo Redaksia

Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltari në Gjilan ka thënë se në këtë drejtori u organizua një Takim Informues mes Kompanisë Agrocelina dhe fermerëve që merren me kultivimin e perimeve.

“Qëllimi i këtij takimi është mbështetja e fermerëve që merren me kultivimin e perimeve gjegjësisht vendosja e kontaktit mes tyre dhe Kompanisë Agrocelina, e cila merret me grumbullimin dhe tregtimin e perimeve si trangujt, specat etj”, ka thënë Isufi, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

Sipas tij, Kompania Agrocelina lidhë kontratë me fermerët e interesuar dhe garanton tregun dhe çmim të volitshëm për të gjithë prodhimin e mundshëm.

Kjo Kompani u ofron fermerëve të kontraktuar fidanët, farën dhe preparatet për mbrojtjen e bimëve, të cilat ata do t’i paguajnë në fund të sezonit, pas shitjes së prodhimit.

Për më tepër, ekspertët e Agrocelina janë në kontakt të vazhdueshëm me fermerët për t’i mbështetur dhe këshilluar gjatë gjithë procesit të kultivimit.  Isufi thotë: “Kjo është një mundësi e shkëlqyer për fermerët që kërkojnë të rrisin rendimentin dhe të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve të tyre. Ky është një hap dhe mundësi që çdo fermer duhet ta shfrytëzojë”.

“Më hollësisht lidhur me këtë bashkëpunim mund të drejtoheni në Drejtorinë për Bujqësi ne Gjilan ose në nr. e telefonit +383 49 100 838 apo në e-mail: [email protected]”, ka bërë me dije drejtori Isufi. /2LONLINE/