DYLON

Isufi: Fermerët e Gjilanit përfitojnë serra në vlerë prej 128 mijë eurove

Isufi: Fermerët e Gjilanit përfitojnë serra në vlerë prej 128 mijë eurove
Avatar photo Redaksia

”Po vazhdon mbështetja e fermerëve nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari. Tanimë janë 128 fermerë që kanë përfituar serra të madhësisë 100 m², vlera e të cilave arrin 128 mijë euro”, ka thënë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.

Ai, bashkë me koordinatoren Kosovare Pajaziti, nga Islamic Reliev Kosova, kanë vizituar disa zona në fshatra e qytet ku po bëhet montimi i serrave 100 m² në bashkëpunim me Islamic Reliev Kosova.

EkoHigjiena

“Kemi shpërndarë 128 serra për 128 fermerë dhe pas shpërndarjes ka filluar edhe montimi i tyre, ku edhe kemi vizituar disa lokalitete për të parë nga afër ecurinë e montimit të tyre”, tha Bajram Isufi.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, theksoi se vlera e këtij projekti është 128 mijë euro.

“Mbështetja ndaj fermerëve në rritjen e kapaciteteve prodhuese nuk do të ndalet në forma të ndryshme nga Komuna e Gjilanit, pasi që e kemi edhe prioritet të vazhdueshëm bujqësinë dhe rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së fermerëve”, tha drejtori për Bujqësi Bajram Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.