/2L ONLINE/ – Procesi i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje në Gjilan, ndonëse në kohën kur qytetarët kanë pengesa nga angazhimet në punë të ndryshme të pranverës, po ecën mirë, ndonëse jo krejtësisht në dinamikën e dëshiruar. Në radhë të parë, për shkak edhe të interesimeve të shumta, të reja, për t’u bashkuar me Lëvizjen, e të cilat po e imponojnë edhe pritje për themelim të pikave të reja ku do përfshihet edhe kjo anëtarësi e re.
Kështu shprehet për Portalin 2LONLINE, Nevzad Isufi, nënkryetar aktual i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan dhe shef i Grupit të Këshilltarëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit, njëherësh i përfolur si kandidat më i mundshëm për të qenë në krye të Vetëvendosjes në Gjilan.
“Për kandidimin tim për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjilan nuk kam ende përgjigjen definitive për shkak se varet shumë edhe vullneti i anëtarësisë dhe Lëvizjes në qendrën dhe pikat tona, por edhe nga vlerësimi i grupit të punës së qendrës, por edhe vlerësimit të rrethanave të përgjithshme edhe nga qendra në Prishtinë. Prandaj bazuar në ato që shtova më sipër ende se kam përgjigjen definitive”, ka thënë Isufi. /2L ONLINE/
Foto/FotoFari/