Isufi e Kadriu, oferta më e mirë e AAK-së për qytetarët

Isufi e Kadriu, oferta më e mirë e AAK-së për qytetarët

Tani më është e ditur se në listën e kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të jenë, ndër tjerë, edhe Ahmet Isufi dhe Rexhep Kadriu, e kjo për Degën e AAK-së në Gjilan është më se e merituar dhe se këto dy kandidatura janë ofertë e mirë për qytetarët për faktin që edhe Isufi edhe Kadriu janë të përgjegjshëm dhe përgjatë karrierës së tyre politike përherë kanë përfaqësuar dhe janë angazhuar për interesin qytetar.

Kështu është shprehur për Portalin 2LONLINE.com, Agim Zuzaku, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, njëherësh Shef i Shtabit Zgjedhor në Gjilan, për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen me 14 shkurt, e që sipas tij ky subjekt është duke punuardhe është mobilizuar për të qenë sa më i gatshëm që qytetarëve t’ua shpalos ofertën e saj.

Zuzaku u shpreh i sigurt që Isufi e Kadriu janë dy figura të rëndësishme në nivel vendi, e sidomos për Anamoravë, dhe se nuk ka dyshim fare se ata do të marrin mbështetje nga qytetarët sepse kanë dhënë dëshmi se angazhohen për realizim të projekteve për të mirë të qytetarëve dhe se nuk do ta kursejnë veten e tyre për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin qytetar pa dallim. /2LONLINE.com/

KOMENTE