DYLON

Isufi: Drejtoria ka projekte të planifikuara për të ndihmuar bujqësinë përkatësisht sektorin e blegtorisë

Isufi: Drejtoria ka projekte të planifikuara për të ndihmuar bujqësinë përkatësisht sektorin e blegtorisë
Avatar photo Redaksia

“Së bashku me nënkryetaren e komunës, Leonora Morina Bunjaku, drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, vizituam fermën blegtorale në fshatin Verbicë e Zhegocit, të fermerit Hasim Alili i cili posedon 200 krerë dhi, 120 krerë dele dhe 25 lopë e viça për majmëri”, ka thënë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.

Ai shtoi se nga fermeri Hasim Alili u informuan për vështirësitë që ka dhe nevojat për ndërtimin e fermës së re, poashtu panë përkushtimin e vullnetin për punë që kanë për këtë fushë.

EkoHigjiena

“Ne, si Drejtori e njoftuam për projektet e planifikuara për vitin 2024 dhe i premtuam mbështetje të plotë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të tyre prodhuese, zhvillimin e bujqësisë në sektorin e blegtorisë”, ka thënë drejtori Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.