DYLON

Isufi: Drejtoria e Bujqësisë po vazhdon mbështetjen e fermerëve me farë misri e pleh artificial

Isufi: Drejtoria e Bujqësisë po vazhdon mbështetjen e fermerëve me farë misri e pleh artificial
Avatar photo Redaksia

“Me që misri vlerësohet si njëra ndër kulturat jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit, atëherë edhe Komuna e Gjilanit po vazhdon mbështetjen e fermerëve me këtë kulturë”, thotë drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi.

AI bëri me dije se duke u bazuar në planin e punës për këtë vit, kanë shpallur thirrje për aplikim për farë misri dhe pleh artificial.

EkoHigjiena

Isufi tregoi se të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e komunës, të cilët janë kultivues të misrit. Derisa përparësi kanë ata që jetojnë në fshatra. Sipërfaqja e planifikuar duhet të jetë nga 0.20 hektarë deri në 0.98 hektarë.

Aplikimi ka nisur nga 21 marsi dhe mbyllet më 9 prill.

“Prioritet ndër prioritete e kemi prodhimin foragjer, me theks të veçantë prodhimin dhe kultivimin e misrit, si njëra prej kulturave jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit”, tha Bajram Isufi.

Drejtori i Bujqësisë, shtoi se janë njëra ndër komunat e vetme që e subvencionojnë farën e misrit në nivel të republikës.

Sipas tij në vitin paraprak (2024) kanë përfituar 638 fermerë 1000 thasë farë misri dhe 2000 thasë pleh artificial.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.