DYLON

Isufi: 792 fermerë të Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në MBPZHR

Isufi: 792 fermerë të Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në MBPZHR
Avatar photo Redaksia

792 fermerë të komunës së Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, i cili ka njoftuar se procesi i aplikimit ka përfunduar më 1 qershor.

EkoHigjiena

“Ky proces ka filluar me date 26 prill 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 25 maj. Duke e parë fluksin e fermerëve të cilët për arsye tani më të njohura nuk e kanë kryer aplikimin, ne kemi dërguar kërkesë zyrtare ne MBPZHR për zgjatje të afatit për aplikim”, ka thënë drejtori Isufi.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e ka aprovuar kërkesën tonë, duke zgjatur afatin edhe për 7 ditë kalendarike për aplikim. E falënderojmë stafin e angazhuar dhe të certifikuar në këtë proces të cilët edhe në kohë pauze e pas orarit kanë qenë afër fermerëve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se krahasuar me vitin e kaluar, janë 97 fermerë më shumë që kanë aplikuar.

“Ne si Drejtori së bashku me zyrtarët të cilët kanë qenë të angazhuar, do të bëjmë regjistrimin dhe analizën e të dhënave të fermerëve që kanë aplikuar dhe në ditët në vazhdim do të prezantojmë një raport detal lidhur me kulturat, sipërfaqet dhe vlerat monetare që do të përfitojnë fermerët e komunës sonë”, ka përfunduar Isufi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.