Isufaj takon Prattipatin
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z.Blerim Isufaj, ka pritur të premten në një takim pune të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, znj.Anu Prattipati.
Gjatë takimit u dsikutua për punën e Prokurorisë Speciale dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Prokuroria Speciale e ka falënderuar znj. Prattipati dhe Ambasadën Amerikane për mbështetjen e dhënë në hetimet e sukseshme kundër organizatave kriminale që merren me krimin transnacional, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese amerikane në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.
Po ashtu, PSRK-ja i shprehu mirënjohje Asmbasadës së SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në ruajtjen e plotë të pavarësisë së Prokurorisë Speciale dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi. /2LONLINE/
