/2L ONLINE/ – Lëvizja Vatra (dikur shoqatë), që përfaqësohet me një anëtar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke se ka telashet e saja kur janë në pyetje aktivistë shumëvjeçarë të saj. Ismet Tafili, njëri nga ta, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga te gjitha strukturat e Lëvizjes Vatra dhe për ktë ka listuar një mori arsye.
Tafili ka thënë se ka dhënë dorëheqje duke pasur parasysh se disa herë nuk është respektuar demokracia, morali e dinjiteti njerëzorë në Vatër si dhe duke pasur parasysh se asnjëherë nuk arritën te konsolidohen si e sa duhet, duke pasur parasysh se nuk arritën të unifikojnë qytetarët e ndjekur e të shpërngulur nga Kosova Lindore, përkatësisht nga fshatrat e Malësisë se Bujanocit e kjo, sipas tij, më së miri u pa nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur arritën të grumbullojnë vetëm 1600 vota nga ai numër i madh i banorëve që gjenden në Gjilan, Fushë Kosovë, Prishtinë e gjetiu në Kosovë.
Po ashtu Tafili thotë se po ik duke pas parasysh se duke u bërë gabime që nuk është dashur të bëhen si në fushën e organizimit e të informimit, duke pasur parasysh se disa paraqitje në media të shkruara e elektronike të individëve të caktuar kanë qenë kontradiktore me qëllimin, misionin dhe rrugën e “Vatrës”, duke pasur parasysh se disa herë nuk është respektuar hierarkia dhe nuk është konsultuar struktura e “Vatrës”, por ka pasur paraqitje në media të shkruara e elektronike nga individë vetëm sa për t’u dukur e sa për të qenë prezentë, e shpesh duke e demantuar deklaratën apo paraqitjen e mëparshme.
Tafili thotë poashtu se iki nga Vatra duke pasur parasysh se janë bërë veprime nga individë te papërgjegjshëm pa u konsultuar me anëtare të kryesisë, duke u marrë vendime që kanë qenë në kundërshtim me statusin e Lëvizjes Vatra, duke pasur parasysh se edhe ai ndonjëherë nuk ka mundur të ndikojë në orientimin e drejtë e si është më së miri qëllimin e “Vatrës”.
Po ashtu e braktisi Vatrën, duke pasur parasysh se është i ngarkuar edhe me punë tjera, edhe personale dhe nuk po mundet ta jap kontributin e tij sa duhet si dhe duke pasur parasysh se me këto veprime atij po i duket se po i humbet imazhi i “Vatrës”, andaj edhe dha dorëheqje nga te gjitha strukturat e Lëvizjes Vatra.
“Megjithatë, konsideroj se, gjithë çka kam ditur e mundur nuk jam kursyer për të kryer obligimin në shoqatën Vatra e më vonë të shndërruar në Lëvizje (parti) që nga themelimi i saj në vitin 2005. Besoj se ka njerëz që janë të mirë e punëtorë, por ata duhet hulumtuar, afruar, e me ta duhet të sillemi si vëllezër, duke mos i nënçmuar e injoruar, duke i ofruar e duke i gjetur njerëzit që e donë vendin, shtetin e bashkimin. Megjithatë, ne lejimin e mundësive, do te vazhdojë të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve të vendit e të qytetarëve shqiptarë”, ka thënë Ismet Tafili. /2L ONLINE/