“Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, sot skuadra jonë në krye të shtabit teknik ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin. Marrëveshja e konkretizuar sot në ambientet e klubit të Gjilanit, e bënë Ismet Munishin për 1 vit e gjysmë si shef të shtabit teknik në skuadrën tonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit kuq e bardh.
Përndryshe, tutje thuhet se Ismet Munishi njihet për energjinë pozitive që përçon tek futbollistët dhe përkrahjes e motivit që ju jep atyre, ai gjithashtu kishte drejtuar me mjaft sukses ekipe të ndryshme në Superligë, ku vlen të theksohet titulli kampion me Vushtrrinë në edicionin 2013/14.
“Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tijë të fundit e kishte në Suharekë, ku për dy edicione me shumë sukses kishte arritur ta drejtonte KF Ballkanin, me ç’rast skuadra e drejtuat nga ai njihej për futboll të shpejt dhe dinamik dhe duke arritur edhe në finale të kupës në edicionin e kaluar”, thuhet tutje në komunikatë.
“Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, përfundon komunikata. /2LONLINE.com/.