DYLON

Ismet Krasniqi emërohet këshilltar i Presidentes Osmani

Ismet Krasniqi emërohet këshilltar i Presidentes Osmani
Avatar photo Redaksia

Ismet Krasniqi, ish-sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës për afro 17 vite, është emëruar këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani.

Përgjatë angazhimit të tij, Krasniqi është shquar për përkushtim e profesionalizëm.

EkoHigjiena

Këshilltari Krasniqi ka qenë mbështetës profesional i të gjitha proceseve me rëndësi të veçantë për vendin tonë, duke filluar nga Pakoja e ish- Presidentit Ahtisari, përgatitja profesionale e teknike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë, angazhimi teknik në përcjelljen dhe kompletimin e dokumentacionit për nevojat e delegacionit tonë në GJND, si dhe përgatitjet për amendamentet kushtetuese.

Një kontribut të veçantë, Krasniqi e ka dhënë edhe në sigurimin e prezencës së komunitetit të donatorëve në Kuvend dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në punën e Kuvendit.

Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje, Krasniqit dhe ka theksuar se angazhimi i tij është vlerë e shtuar për Kabinetin, ngase ai bart pas vetes një përvojë të gjatë institucionale e profesionale, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.