DYLON

Ismet Hajdini: Roli i Nisma Socialdemokrate në Kuvend do të jetë përherë të përçojë zërin dhe kërkesat qytetare për t’u marr vendime në dobi të tyre

Ismet Hajdini: Roli i Nisma Socialdemokrate në Kuvend do të jetë përherë të përçojë zërin dhe kërkesat qytetare për t’u marr vendime në dobi të tyre
Avatar photo Redaksia

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Nisma Socialdemorkate në Gjilan garon me listën për Asamble Komunale, e siç thotë Ismet Hajdini, bartës i kësaj liste, janë një ekip i mirë, janë 20 kandidatë, që kudo nëpër takime, që po organizohen në kuadër të fushatës zgjedhore, po priten mirë, po vlerësohen për sinqeritetin, për qasjen që e kanë, çfarë po ofrojnë, andaj edhe po marrin mbështetje  të madhe.

Ismet Hajdini është një emër i njohur në skenën politike të Gjilanit, andaj edhe kudo që po e shpalos programin e Nismës dhe po tregon për angazhimet që do t’i ketë në kuvend, bashkë me kolegë, por dhe me mbështetjen e subjektit, përveq që po pritet mirë po merr edhe besim që sigurt do të përkthehet me votë më 12 tetor.

“Për Nismën Socialdemorkate, pa marrë parasysh kush do të jetë kryetar i komunës, ne kemi respekt për të gjithë kandidatët, ne do të jemi këmbëngulës, do  t’i bëjmë presion kryetarit të komunës, por edhe në Asamble, për realizimin e projekteve për qytetin e Gjilanit”, ka thënë Ismet Hajdini, bartës i listë së Nisma-s për Asamblenë Komunale të Gjilanit.

Ai tha se qytetarët po i presin mirë, kandidatët e Nisma-s, sepse janë të njohur tani më se, nuk janë të fjalëve, por janë të veprave, kërkojnë konkretisht dhe me vendoshsmëri të përmbyshën kërkesat e qytetarëve.

“Ne e dimi qartë ku do të jemi të fokusuar. Gjilani ka probleme të shumta, si me ujë të pijshëm, me varrezat e qytetit, me transportin urban, poashtu mungon imipianti i ujërave të zeza, infrastruktursa në shumë pjesë, e shumë projekte të tjera, për të cilat kanë nevojë qytetarët, andaj edhe ekzekutivi edhe legjislativi në Gjilan do të duhej t’i japin zgjidhje, e Nisma do të këmbëngulë në këtë”, ka thënë Ismet Hajdini.