DYLON

Ismet Azizi: Gjilani jep shembullin: Institucionalizohet bashkëpunimi kombëtar

Ismet Azizi: Gjilani jep shembullin: Institucionalizohet bashkëpunimi kombëtar
Avatar photo Redaksia

OJQ “Kosova për Sanxhakun” dhe Akademia “Rrënjët Tona” formalizojnë marrëveshje bashkëpunimi

Sot në Gjilan u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet OJQ “Kosova për Sanxhakun” dhe Akademisë “Rrënjët Tona” nga Tirana, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të bashkëpunimit kombëtar ndërmjet organizatave nga Kosova dhe Shqipëria.

EkoHigjiena

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i OJQ “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi dhe drejtori ekzekutiv i Akademisë “Rrënjët Tona”, Sazan Guri.

Nga deklaratat te mekanizmat konkretë:

Ismet Azizi, kryetari i OJQ “Kosova për Sanxhakun”, ka thënë se në një kohë kur shpesh flitet për unitet kombëtar, por rrallë krijohen struktura të qëndrueshme për ta materializuar atë, ky memorandum synon të ndërtojë një kornizë konkrete bashkëpunimi në fushën e:

  • kulturës dhe trashëgimisë kombëtare,
  • hulumtimeve historike,
  • projekteve akademike dhe botimeve,
  • aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese,
  • koordinimit në çështje me interes strategjik.

Sipas Azizit, ky akt institucional krijon bazën për projekte të përbashkëta me shtrirje Kosovë–Shqipëri–Sanxhak, duke e zhvendosur bashkëpunimin nga niveli simbolik në nivel operacional.

Një aks i ri: Gjilan–Tiranë–Sanxhak

Azizi thotë tutje se OJQ “Kosova për Sanxhakun” ka qenë prej vitesh aktive në dokumentimin e historisë së Sanxhakut dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Akademia “Rrënjët Tona”, ndërkaq, ka kontribuar në debatet mbi identitetin kombëtar dhe politikat kulturore në Shqipëri.

Bashkëpunimi i formalizuar sot krijon një bosht të ri institucional që synon koordinim afatgjatë dhe projekte të qëndrueshme.

Mesazhi nga Gjilani

“Nga Gjilani sot u dha një mesazh i qartë: bashkëpunimi kombëtar duhet të ndërtohet mbi marrëveshje konkrete dhe vizion afatgjatë. Në kohë sfidash rajonale dhe tensioneve identitare, institucionalizimi i bashkëpunimit kulturor dhe akademik përbën një investim strategjik për të ardhmen, ka thënë Ismet Azizi, kryetari i OJQ “Kosova për Sanxhakun”. /2LONLINE/