DYLON

Ismajli: Zyra e kryetarit do të jetë adresë e qytetarëve në të cilën do të kenë qasje për çdo kërkesë

Ismajli: Zyra e kryetarit do të jetë adresë e qytetarëve në të cilën do të kenë qasje për çdo kërkesë
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidat I LDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit/

*** Isha në Nasalë, në një ambient të ngrohtë mikpritjeje, ku u takuam me banorët e kësaj ane.

Diskutuam për nevojat e tyre urgjente në zhvillimin e këtij lokaliteti si dhe për mundësitë e mëdha që do t’i ofrohen nga komuna.

Këta qytetarë të ndershëm e punëtorë të cilët janë lënë anash nga pushteti aktual, kanë nevojë urgjente për infrastrukturë, mbështetje në bujqësi, zhvillim ekonomik e projekte tjera kapitale të cilat do ua lehtësojnë jetën.

Banorëve të Nasalës ju sigurova që zyrja e kryetarit të komunës do të jetë adresa juaj e vetme në të cilën do të keni qasje për çdo kërkesë tuajën.

Do të jemi në dispozicion përherë e kurdoherë, në çdo orë, e në çdo çast, për t’i trajtuar kërkesat tuaja.

Faleminderit shumë kryetarit të nëndegës për konakun dhe shumë mirënjohës banorëve të Nasalës për vullnetin e jashtëzakonshëm për ndryshimin e mentalitetit qeverisës në Gjilan.

Nuk na mbetet asnjë alternativë tjetër përveç bashkëpunimit dhe krijimit të besimit, dhe ky besim për tu krijuar, duhet dëshpërim i madh nga taborin tjetër!

Ecim bashkë për fitore!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.