DYLON

Ismajli: Zero tolerancë ndaj operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm

Ismajli: Zero tolerancë ndaj operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka paralajmëruar operatorët ekonomik se do të ketë tolerancë zero ndaj atyre që nuk i respektojnë kontratat në realizimin e projekteve me kohë.

Këto komente, Ismajli i ka bërë gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e shkollës në fshatin Haxhaj, palestrën e sporteve në Zhëgër dhe gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e rrugës në Selishtë.

Gjatë vizitës në shkollën fillore në Haxhaj, i dyti i Komunës së Gjilanit është ndarë i kënaqur me intesitetin e punimeve, duke shfaqur shpresën se ky projekt do të përfundohet sa më shpejtë.

EkoHigjiena

Ndëkaq, pasi ka vizituar punimet infrastrukturore në Selishtë, nënkryetari Ismajli pohoi se ndërtimi i rrugës ka qenë jetike për banorët atje dhe pritet të përfundojë breda tri ditësh.

Ndërkohë, për projektin e palestrës në fshatin Zhegër, Ismajli është shprehur se është një dinamikë e kënaqshme e punimeve, duke e njoftuar operatorin se nëse nuk i përmbahet kontratës sa i përket planit dinamik, do të merren masa ndëshkuese.

“Është vendosmëri e kryetarit Haziri për zero tolerancë ndaj të gjithë operatorëve të papërgjegjshëm të cilët duhet të mësohen që t’i respektojnë kontratat e punës. Në të kundërtën, do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre”, ka deklaruar nënkryetari i Gjilanit. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.