Ismajli vlerëson lartë familjen Devaja, e orientuar në fushën e mjekësisë

Ismajli vlerëson lartë familjen Devaja, e orientuar në fushën e mjekësisë

Familja e Nexhat Devajës, një punëtor i hershëm në QKMF, e pastaj edhe pronar i një rentgeni privat, është pasuar në mënyrën më profesionale nga djemtë e tij, Bujari dhe Burimi, të cilët vazhduan traditën e babait të tyre. Djali i Bujarit, Dr. Alban Devaja, ka marr rrugën e stomatologjisë, bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij, Edonën, të cilët po i prijnë kësaj fushe të rëndësishme të degës së mjekësisë. Pra, e gjithë familja është e orientuar në fushën e mjekësisë, duke bashkëpunuar në profesion me njëri-tjetrin, dhe, duke u angazhuar në ngritjen e kapaciteteve të reja në mjekësi.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në facebook, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, sipas të cilit stomatologu, Alban Devaja, për shkak të punës së tij profesionale, ka fituar zemrat dhe mendjet e pacientëve, dhe me këtë, është pikë referimi për gjithë ata të cilët kanë nevojë për stomatologun.

Ja tutje postimi i tij:

“Edhe babai i tij, Bujar Devaja, i cili ka rentgenin, nga 300 mijë pacient të cilët i ka patur në këto 20 vite, 25% prej tyre, i ka liruar nga pagesa. Ai këtë e ka bërë në shenjë humanizmi, për të gjithë ata të cilët i ka konsideruar që janë në gjendje më të vështirë financiare.

Këtë fakt, të humanizmit të Bujar Devajes, po e përmendi pa lejen e tij, mirëpo, po besoj që është mirë, që të gjithë profesionistët, jo vetëm të fushës së mjekësisë, por, edhe të fushave tjera, ta ndjekin rrugën humane të Bujar Devajes, nga i cili mund të nxjerrim konkludime të kjarta për sa i përket shpirtit të tij human.

Kjo familje, vazhdon t’i shërben nevojave të qytetarëve, duke qenë sa më afër tyre, me shërbime sa më cilësore dhe profesionale.

Ne duhet t’i ruajmë këta profesionist të cilët dinë t’i kontribuojnë fushës së stomatologjisë, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fundja, resurset e fushës së Alban Devajes, por, edhe të tjerëve, duhet t’iu krijojmë kushte dhe mundësi më të mëdha në vendin tonë, sepse, vendet tjera, kanë filluar t’i rekrutojnë këto resurse për shkak të mungesës së tyre, duke i joshur me kushte dhe mundësi më të mëdha financiare”.

KOMENTE