“Në kuadër të marrjes së aksioneve në investimin e mirëmbajtjes së ambientit, po vazhdojmë edhe me vendosjen e shportave në pjesë të ndryshme të qytetit, për të krijuar mundësi më të mëdha për hedhjen e mbeturinave brenda tyre”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Sipas tij, sot, në lagjen e 8-të, janë vendosur një numër i konsiderueshëm i këtyre shportave, të cilët na japin mundësi më të mëdha të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së ambientit. “Një falënderim edhe për Imran Hazirin, aktivistin e palodhur, i cili na ka ndihmuar në participim”, ka thënë nënkryetari Ismajli.
Sipas tij, këto shporta, duhet të ruhen nga qytetarët dhe të shfrytëzohen në maksimum, sepse, me vendosjen e tyre, ruhet dhe mbrohet ambienti, shëndeti dhe rritet imazhi pozitiv i vetë qytetit tonë. /2LONLINE.com/