“Bashkë me drejtorin e AZHR-së Lindje, Agim Zeka, vizituam Liqenin e Livoçit, ku ishim në shënimin e përfundimit të projektit të financuar nga Unioni Evropian, projekt i cili ka zgjatur 6 muaj rresht. Si qëllim parësor i këtij projekti, ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve, lidhur me mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese”, ka thënë, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai ka falënderuar bashkërisht të gjitha grupet rinore, qytetarët e aktivistë, të cilët marrin pjesë vazhdimisht në pastrimin e liqenit. Kësaj radhe, për shkak të situatës pandemike, është angazhuar kompania rajonale Ecohigjiena, të cilët kanë bërë pastrimin e rregullt të hapësirave të këtij liqeni.
“E falënderoj jashtëzakonisht shumë drejtorin Zeka, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në implementimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke i ftuar edhe qytetarët dhe pushuesit në këtë liqe, që ta ruajnë natyrën e bukur të këtij liqeni, duke mos hudhur mbeturina aty ku nuk e kanë vendin. Janë vendosur kontejnerë ku mund t’i hidhni ato”, ka thënë nënkryetari Ismajli.
Ai ka kërkuar që të ruhet natyra e bukur të këtij liqeni, sepse është pasqyrë dhe vendi më rekreativ ku mund të bëjmë pushime ditore bashkë me familje. /2LONLINE.com/